Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në një takim deputetët e Bundestagut gjerman Tilman Kuban dhe David Preisendanz.
Zhvillimet e fundit politike njoftohet se ishin temë diskutimi në këtë takim.
“Në këtë takim kryetari Abdixhiku dhe deputetët gjerman diskutuan lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimeve të LDK-së rreth këtyre çështjeve”, shkruhet në faqen e LDK-së në Facebook.