Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku takon ambasadorin e ri gjerman, vlerëson marrëdhëniet Kosovë – Gjermani

Abdixhiku takon ambasadorin e ri gjerman, vlerëson marrëdhëniet Kosovë – Gjermani

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka takuar ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Abdixhiku e ka uruar ambasadorin për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Ai gjatë takimit ka informuar ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale si dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës.

“E urova për fillimin e mandatit të tij në vendin tonë dhe i dëshirova sukses në përmbushjen e detyrës së re dhe misionit të tij diplomatik. Vlerësova lart marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha me interes të përbashkët. Gjatë takimit, e informova ambasadorin për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin e zgjedhjeve lokale dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës, duke ndarë edhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbi këto çështje.Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit dhe forcimit të institucioneve tona demokratike. Ambasadorit të ri, i urova fat e mbarësi në mirëmbajtjen dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit mes të dy shteteve”, ka shkruar kreu i LDK-së.