Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku takon ambasadorin e BE’së: KQZ të mbyllë sa më shpejt procesin e certifikimit

Abdixhiku takon ambasadorin e BE’së: KQZ të mbyllë sa më shpejt procesin e certifikimit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav.

I pari i LDK-së, tha se përgjatë takimit është diskutuar mbi gjendjen aktuale politike lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e kësaj partie rreth kësaj situate.

 

Postimi i plotë:

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në Selinë Qendrore ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Gjatë takimit kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav për gjendjen aktuale politike me theks të veçantë lidhur me procesin zgjedhor, si dhe qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate.

Kryetari Abdixhiku theksoi se LDK e respekton në plotni vullnetin qytetar të shprehur gjatë këtij procesi zgjedhor dhe po ashtu pret që Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllë sa më shpejt procesin e numërimit dhe certifikimit të rezultateve, duke theksuar se është shumë e rendësishme që ky proces të përfundojë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur çdo vonesë tjetër.

Në fund kryetari Abdixhiku tha se LDK do të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovë me theks të veçantë në përmbylljen e proceseve të integrimit evropain.