Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pritur sot në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin kan folur për çështje që lidhen me numërimin dhe certifikimin e rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.
Në njoftimin e lëshuar nga LDK thuhet se Abdixhiku ka theksuar rëndësinë e përfundimit dhe certifikimit sa më shpejtë të rezultateve, shkruan Reporteri.net.
“Po ashtu kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Kosovës në përpjekjet tona drejt proceseve integruese. Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit midis Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe miqve ndërkombëtarë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftim.