Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku shpalos programin për qytetarë dhe grupe të interesit në Prishtinë, zbulon 15 pika, “Bëhu ndryshimi”

Abdixhiku shpalos programin për qytetarë dhe grupe të interesit në Prishtinë, zbulon 15 pika, “Bëhu ndryshimi”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka treguar se kanë nisur shpalosjen e programimit politik të LDK-së me qytetarë dhe grupe të interesit në Kosovë.

Sektori i parë që u shpalos është ekonomia dhe kjo ka nisur në Prishtinë.

Abdixhiku e ka quajtur këtë program ambicioz dhe regjenerues për ekonominë e Kosovës.

“E nisëm duke shpalosur programin më transformues që ka pasur Kosova ndonjëherë, me ide sa ambicioze aq edhe rigjeneruese për ekonominë e vendit e shtetin tonë”, ka shkruar Abdixhku.

Ai ka thënë se besojnë në Kosovë, dhe në njerëzit, punëtorët e ndërmarrësit e Kosovës.

“Besojmë në njerëzit tanë, punëtorët tanë ndërmarrësit tanë. Të gjithë bashkë janë forcë e pandalshme ekonomike, pasuri e vërtetë nacionale! Ata dhe ne, kemi nevojë për një shtet që ka ambicie, ka guxim e ka kompetencë! Ekipi im i ka këto”, ka thënë ai.

Më pas Abdixhiku ka treguar pjesë të këtij programi që përfshijnë:

– 5% rritje ekonomike

– 5 miliardë euro investime

– 5 miliardë euro buxhet në fund të mandatit

– Koeficient 150

– Pako Fiskale 2.0

– 0% TVSH për produkte bazike

– 170 milionë euro për Aviokompani Kombëtare

– Privatizimi i 51% akcioneve të Telekomit

– 80 milionë euro për qendrën moderne në Brezovicë

– 50 milionë euro për Qendrën e Skijimit në Pejë

– Themelimi i Ministrisë së ICT-së

– 120 milionë euro TECH FUND

– 30 milionë euro për Parkun Teknologjik

– Trajnimi i 40 mijë të rinjve në ICT

– 15 milionë euro për themelimin e Qendrës Kombëtare të Intelegjencës Artificiale.

Powered by WordPress