“Shabani qëndron në krah me Enverin, Xhemën, Ismetin e Nekibën, si shenjë e një kujtese historike. Në 25-vjetorin e vrasjes së tij, përkujtimi për Shabanin mbetet i gjallë. Ai ishte avokat i shquar, veprimtar i palodhur dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Rugova. Me guxim, urtësi e përkushtim, Shaban Manaj la gjurmë të thella në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të shtetit”, ka shkruar Abdixhiku.