Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku: Rugova paraqet vlerë të madhe

Abdixhiku: Rugova paraqet vlerë të madhe

Komuna e Pejës me rastin e 16- vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, ka zbuluar bustin e ish-Presidentit, Ibrahim Rugova.

Të pranishëm në inguarimin e bustit të tij ishin familjarë si dhe anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të prirë nga i pari i partisë, Lumir Abdixhiku, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe krytari i Obiliqit, Xhafer Gashi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoj se Rugova është figura më e madhe politike, prandaj identifikimi me të paraqet vlerë të madhe.

Ndërsa djali i ish- presidentit, Uka, i emocionuar, shtoi që të vazhdojë Zoti të bekojë shpirtin e Rugovës dhe Republikën e Kosovës.

Busti i Ibrahim Rugovës është skulpturuar nga Gëzim Muriqi.