Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: Rezultati nuk është i kënaqshëm krahasuar me përmasat që kemi pritur

Abdixhiku: Rezultati nuk është i kënaqshëm krahasuar me përmasat që kemi pritur

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nuk ka dalë i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve.

Por përkundër kësaj, i pari i LDK-së, tha se është rezultat demokratik.

“Dritë do të ketë në Kosovë. Ky është rezultat demokratik. LDK-ja del me rritje të konsiderueshme nga ky proces, ndonëse rezultati nuk është i kënaqshëm krahasuar me përmasat që kemi pritur. Gjithsesi, për gjërat tjera do të mbajmë konferenca në vazhdim. Nuk mund të paragjykoj, besoj që Prokuroria është duke u marrë me këtë rast. Duhet të merren me këtë rast, sepse është çështje e keqpërdorimit të rezultatit final në një ambient që do duhej të ishte i qetë. Qytetarët le ta ruajnë qetësinë demokratike. Garat nuk bëhen për të mundur dikë, bëhen për të pasur alternativë. Rezultatet janë këto që janë, votimet janë të ruajtura prej komisionerëve e vëzhguesve, ku votat do të ruhen në mënyrë të sigurt”, tha ai.