Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Abdixhiku: Qeveria Kurti tërësisht e paaftë dhe me afera korruptive

Abdixhiku: Qeveria Kurti tërësisht e paaftë dhe me afera korruptive

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se Qeveria Kurti ka qenë tërësisht e paaftë në këto dy vite qeverisje.

Ai rendit, siç thotë, dështimet në secilin dikaster qeverisës, derisa shton se rezultatet e ndryshimit nuk janë as në horizont.

Abdixhiku: Qeveria Kurti tërësisht e paaftë

“Është qeveri tërësisht e paaftë. Në menaxhimin e brendshëm është tërësisht e paaftë sepse për dy vite mjaftueshëm njeriu sheh potencialet dhe kapacitetet e një rezultati qeverisës dhe sheh rezultatet e para të ndryshimit. Po të marrësh secilën fushë gjendja është shumë më keq sesa ka qenë dhe nuk është bërë ndonjë përparim në drejtim të duhur. Investimet kapitale janë inegzistente, s’ka rrugë të reja, fabrika të reja dhe investime për dy vite të tëra. Janë premtuar 160 çerdhe, ndërsa janë ndërtuar vetëm dy sosh për dy vite. Është premtuar ndryshim rrënjësor në shëndetësi, sot kemi situatën më të rëndi ndonjëherë me mungesë të barnave të listës esenciale. Lista e pritjeve për pacientë është deri në fund të vitit 2023. S’ka pas ministër për 79 ditë, as ministër nuk kanë arritur të bëjnë në këtë drejtim. Në arsim nuk ka ndonjë reformë substanciale të ndryshueshme të matshme. Në krizën energjetike kemi parë se ka mungese të energjisë elektrike dhe gjatë verës, kapacitetet e reja nuk janë ndërtuar”, thotë ai.

Madje, Abdixhiku, përmend, siç e quan ai, aferën korruptive të ambasadorit Martin Berishaj.

Ai kërkon hetime të plota ndaj tij dhe ndërlidhjen me financimin e fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Abdixhiku: Të hetohet nëse paratë e Berishajt janë përdorur për fushatën e LVV-së

“Ka afera të shumta që po shpërfaqen ditëve të fundit. Më e rëndësishme dhe më me bujë është kjo e ambasadorit Martin Berishaj, i cili duket qartë prej raportimeve dhe fakteve se ka tërhequr 1 milion euro në llogari bankare në Prishtinë. Pra një njeri, ambasador i Kosovës ka tërhequr para kesh të gatshme në Prishtinë, të transferuara prej GEN I të Beogradit dhe në anën tjetër ke të gjithë zyrtarët e lartë shtetërorë që japin mbrojtje këtij ambasadori dhe besojnë në pafajësinë e tij… Përveç që ka qenë anëtar kryesie i LVV-së dhe ka qenë i afërt me kryeministrin Kurti, mbrojtja bllanko që i bëhet përkundër faktit se janë 1 milion euro të transferuara në Prishtinë të jep një përshtypje se ka diçka më tepër. Prandaj unë e mbështesë hetimin e Prokurorisë Speciale për shpëlarje të parasë, evazion fiskal, por kërkoj të njëjtën kohë që të bëhen hetime që këto para janë përdorur për të financim fushate. Ky është pretendimi i burimit të lajmit. Për këtë gjë ne do të kemi edhe seancë në Kuvend, pasi kemi pasur një Komision dhe tani me faktet dhe deklarimet që janë bërë në Komision, shihet se ka shpërputhje të mëdha mes të vërtetës dhe deklarimeve fjalë. Në anën tjetër, shumica, LVV ka bojkotuar mbledhjen finale të komisionit hetimor. Ka një investim të pushtetit për të mbrojtur një rast korruptiv”, shton ai.  /TV Arbëria

Themes by WordPress