Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku: Pushteti amnistues i Martin Berishajt dhe rehabilitues i Oliver Ivanoviqit

Extra AL PVC

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar se ambasadori Martin Berishaj vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta.

Kurse, Oliver Ivanoviq, i cili sipas tij, ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit, sot cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’.

Abdixhiku ka pyetur nëse ky është ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë.

“Që të amnistohen të korruptuarit vetëm sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend? Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

Amnistues të Martin Berishaj.

Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.

Ende në pritje të veprimeve.

– I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan në Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.

– I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?

A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetëm sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?

Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.

Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të...

“Koka” e tij vlente 7 milionë dollarë, vrasja e komandantit të Hezbollahut, reagon Irani

Ambasada iraniane në Liban ka dënuar “çmendurinë izraelite” siç...

Ministrja Haxhiu inkurajon gratë të ndjekin rolet udhëheqëse

Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me mbështetjen e Misionit të OSBE-së, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përvojat dhe...

Ushtarët rusë akuzohen për përfshirje në vrasjen e një amerikani

Russell Bentley, një burrë nga Teksasi, i cili si “Kauboj i Donbasit” fitoi famë pasi iu bashkua forcave të mbështetura nga Rusia në Ukrainën...

Austin: SHBA-ja është e shqetësuar me përshkallëzimin mes Izraelit dhe Hezbollahut

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, ka shprehur të premten përsëri shqetësimin për përshkallëzimin e situatës mes Izraelit dhe Hezbollahut, gjatë një bisede telefonike...