Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të premten raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Sipas njoftimit, në këtë takim është diskutuar rreth temave aktuale politike në vend si dhe qëndrimeve të LDK-së karshi këtyre ngjarjeve.
“Kryetari Abdixhiku shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian i kanë dhënë Kosovës, në veçanti gjatë procesit të liberalizimit të vizave, si një hap i vonuar për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje bëhet e ditur se Abdixhiku po ashtu ka falënderuar Viola von Cramonin për avokimin e saj në procesin e liberalizimit gjatë gjithë kohës.
Ndryshe, Von Cramoni gjatë ditës është pritur në takim edhe nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, me të cilin ka diskutuar për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës. /