Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka përkujtuar veprimtarin e LDK’së, Xhavit Ahmetin, 28 vjet pas vdekjes.Ai ka thënë se Ahmeti është njeri i dalluar i rrugëtimit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.
Abdixhiku ka shtuar se emri i Xhavit Ahmetit mbetet ikonik në arsimin e Kosovës.“Në 28 vjetorin e ndarjes nga jeta në një aksidentit tragjik të veprimtarit Xhavit Ahmeti, kujtojmë dhe nderojmë njeriun e dalluar të rrugëtimit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Xhavit Ahmeti, mbetet veprimtar i dalluar në rrugëtimin e Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci. Përderisa, emri i tij mbetet ikonik në arsimin e Kosovës, si njëri nga organizatorët e sistemit të arsimit të pavarur, e po ashtu edhe si profesor i Kimisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore, në Universitetin e Prishtinës.”
Abdixhiku ka thënë se Ahmeti rrugëtimin e tij e nisi nga themelimi e pastaj u bë këshilltar për arsim i ish presidentit Rugova.“Ai rrugëtimin e tij në LDK e kishte nisur që nga themelimi, njëherë si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, për të vazhduar pastaj si kështillar për arsim i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Në zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të Kosovës, Ahmeti u zgjodh deputet në Parlamentin e Kosovës. Ikja e tij e hershme, la zbraztësirë të madhe për vendin; me angazhimin e tij jetësor kombëtar e politik ka lënë gjurmë të pa shlyeshme në hisorinë më të re të Kosovës. I përhershëm do të jetë kujtimi për prof. Xhavit Ahmetin!”