Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujton veprimtarin dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 21 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta:
“Sot, më 3 tetor, kujtojmë me respekt, nderim dhe mirënjohje të thellë jetën dhe veprën e intelektualit, veprimtarit dhe udhëheqësit të shquar, Faruk Spahija.
Faruk Spahija i përket brezit të njerëzve që në periudhat më të vështira të historisë sonë zgjodhën të qëndrojnë në anën e lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit. Me urtësi, përkushtim dhe përgjegjësi qytetare, ai dha një kontribut të çmuar në rrugëtimin politik të Kosovës dhe veçanërisht të Mitrovicës.