Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Ferri, me rastin e vdekjes së Akademik Rexhep Ferrit.
Abdixhiku ka thënë se Ferri gjatë gjithë jetës dha shembullin e njeriut të përkushtuar për arsimimin e brezave të rinj.
“Vepra e akademik Rexhep Ferri, prej pedagogu, e artisti do të kujtohet përjetësisht në historinë shqiptare. Ai do të mbetet personifikim i njeriut, që për dekada të tëra nuk pushoi së punuari për të mirën e vendit. Ndërsa, arti i tij, do të mbetet udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, në fushën e artit, kulturës dhe shkencës. Në emrin tim personal dhe gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike, ju shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që njohën akademik Ferrin. I përhershëm do të jetë kujtimi për të!”, thuhet në telegram.