Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Janë përplot urrejtje, propagandë, e punë askund

Abdixhiku për Qeverinë Kurti: Janë përplot urrejtje, propagandë, e punë askund

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar komunën e Lipjanit.

Në takim më strukturat e partisë, ai tha se mobilizimi nacional po merr formë ndërsa këtu do të shkëlqejë.

Tutje tha se gjatë takimit është diskutuar për vizionin, “Rrugën e Re”, si përgjigje ndaj popullzimit dëshpërues që në vit të fundit qeverisës s’mund të numërojë asnjë projekt përmbajtjesor.

“Thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet. Ky vend, do të flasë”, tha më tej.

Abdixhiku theksoi se në këtë vit zgjedhor çdo i djathtë, patriot e rugovist, ka vetëm një adresë – atë të LDK-së.

“Si forcë që garanton rrugëtimin euroatlantik – me miq e plot aleat – si bindje që ofron zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për gjeneratat e tanishme e atyre në vijim”.

“Popullistët e majtë i patë. Viti i katërt tashmë”.

“S’japin më shumë; s’munden më shumë. Janë përplot urrejtje, përplot propagandë, e punë askund”.

“Koha jonë po vjen”, shkroi Abdixhiku./Telegrafi/