Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli të pavlefshme ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Duke komentuar deklaratat e ministres Albulena Haxhiu, Abdixhiku tha se “një Ministri e një ministre që cenon rendin kushtetues të Republikës, s’mund të sjellë politika të drejtësisë”.
Ai më tej ka thënë se Haxhiu në vend të skuqjes e dorëheqjes sulmon Gjykatën Kushtetuese dhe e njëjta nuk mund të jetë as bartëse e Ministrisë së Drejtësisë.
“Këta kaq dinë, por megjithatë duan më shumë. Prandaj përveçse të padijshëm janë dhe të rrezikshëm. Dorëheqja, si akt moral, është domosdoshmëri, e rendi kushtetues është i shenjtë – diçka që popullistët s’arrijnë ta kuptojnë asnjëherë”, ka shkruar Abdixhiku.
/TV Arbëria