Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku pas tubimit masiv në Obiliq: Tërmet i djathtë

Abdixhiku pas tubimit masiv në Obiliq: Tërmet i djathtë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, e quajti termet të djathtë tubimin masiv të së dielës në Obiliq.

Abdixhiku shpërndau një fotografi ku dëshmonte pjesëmarrjen masive të mbështetësve të LDK’së, ku shtoi se pret fitore në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Obiliq. Të faleminderit Obiliq! Ky është tërmet i djathtë. LDK dhe populli janë bërë një. Prandaj, fitore dhe asgjë më pak!”, deklaroi Abdixhiku.