Zyrtari i lartë i DASH-it për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, po qëndron për vizitë në Kosovë.
LDK njoftoi se pas dështimit të seancës së 46-të për konstituimin e Kuvendit, takimin me diplomatin amerikan nuk do ta zhvillojë kryetari Lumir Abdixhiku, por deputetja Hykmete Bajrami.
“Bajrami do ta zhvillojë takimin pasi unë do të udhëtoj,” tha Abdixhiku.