Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, kjo është partia që iu bashkua LDK-së

Abdixhiku nënshkruan koalicionin e parë parazgjedhor, kjo është partia që iu bashkua LDK-së

Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se ka nënshkruar marrëveshjen e parë të bashkëpunimit parazgjedhor me PSHDK-në e udhëhequr nga Zef Morina.

Sipas Abdixhikut, frytet e një bashkëpunimi të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë.

“Për bashkim është natyror, është autokton, origjinal i LDK-së, është një bashkëpunim i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë”, tha Abdixhiku

Ai këtë ditë e cilësoi si të veçantë për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listes zgjedhore së LDK-së.