Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar sërish për rezultatin zgjedhor në Prishtinë, duke thënë se partia e tij është rikthyer si e para në kryeqytet vetëm me punë.
“Në Prishtinë, jemi rikthyer si parti e parë pas 12 vitesh jo me propagandë, as me exit-polle, e edhe me pak me zhurmaxhi mercenarë. Të gjithë kundër ditë e natë pa ndalë”.
“Punë në katër vite mandat të Përparim Ramës dhe LDK-së. Punë me ndryshimet e brendshme partiake. Sot, struktura e LDK-së në Kryeqytet, me 5 degë e 83 nëndegë eshtë par ekselancë! Guri, siç i themi ne. Model për secilin qytet. Prandaj prijmë me parti e kandidat në Prishtinë”, ka shkrur ai.