Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku në Paris kërkon anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në NATO

Abdixhiku në Paris kërkon anëtarësim sa më të shpejtë të Kosovës në NATO

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë qënrimit në Francë ka takuar këshilltarja e presidentit Macron, Isabelle Dumont.

Abdixhiku ka shprehur falënderime për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj.

“Shpreha falënderimet për mbështetjen e shtetit francez në të gjitha periudhat shtetndërtuese të Republikës së Kosovës. Ritheksova qëndrimet e LDK-së mbi procesin e dialogut, si një proces të cilin vendi ynë duhet ta trajtojë me prioritet si mjet drejt arritjes së një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme, me njohjen në qendër të saj. Implementimi i marrëveshjeve paraprake, komform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Shtrova po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim. Gjatë ditës, në takime të ndara u prita dhe në Ministri të Punëve të Jashtme dhe në Senatin francez. Aty takova zëvendësdrejtorin për Evropën Kontinentale, z. Sylvain Guiaugue, si dhe Senatoren Sénatrice Laure Darcos, kryetare e Grupit të Miqësisë Francë – Kosovë në Senat.”, ka shkruar Abdixhiku. /TV Arbëria