![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/pdk-2025.gif)
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se sot pas vizitës në Strellc të Deçanit, kanë qëndruar edhe në fshatin Kotradiq ku edhe kanë zbuluar pllakën përkujtimore në ish-selinë e Shtabit të Brigadës, 131.
Gjithashtu Abdixhiku ka thënë se kanë nderuar familjen Sefaj për kontributin e dhënë për liri.
“Pas Strellcit, vazhduam në fshatin Kotradiq, ku zbuluam pllakën përkujtimore në ish Selinë e Shtabit të Brigadës 131, të UÇK-së. Nderuam familjen Sefaj për kontributin e dhënë në luftën për liri.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/ldk-2025-1.gif)
Vazhduam në Baran, ku vumë lule te pllaka përkujtimore e ish Kazermës së Brigadës 131.
Po vazhdojmë në Klinë, Has, Rahovec e Suharekë, në takime tjera me qytetarë!”, ka shkruar Abdixhiku.
![](https://www.arberia.tv/wp-content/uploads/2025/01/nisma-2025.gif)