Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abdixhiku: Kurti po i mbron të korruptuarit e qeverisjes së tij, Presidentja reagoi vonë për Martin Berishajn

Extra AL PVC

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku po akuzon kryeministrin Albin Kurti se po mbron, siç i quan ai ‘të korruptuarit’ gjatë qeverisjes së tij. Ndërsa, presidenten Vjosa Osmani e kritikoi për reagime të vonshme në lidhje me rastin e ambasadorit Martin Berishaj.

Abdixhiku, kandidat për kryeministër, tha se dallimi thelbësor mes tij dhe kryeministrit Kurti është që ky i fundit udhëheqë një Qeveri më përplotë të korruptuar dhe të njëjtit i mbron.

“Ke një kryeministër që e mbron këtë të korruptuarin. Unë i kam diku 9 mijë 781 kryetarë e anëtarë të kryesive të LDK-së. Nuk garantoj që ndonjëri prej tyre edhe nuk vjedh, por ju garantoj një gjë që do ta ballafaqoj publikisht i pari unë. Do ta distancoj dhe dënoj faktin që mundin tim dhe të bashkëpunëtorëve të mi ta keqpërdor dikush”- tha Abdixhiku në një intervistë në emisionin “KallxoPërnime”.

Ndërsa, reagimin e presidentes Osmani në lidhje me këtë rast, Abdixhiku e quajti të vonshëm.

“Reagim i vonshëm për besë. Ma mirë vonë se kurrë, ama i vonshëm”- tha ai.

Presidentja Osmani në emisionin “Kallxo Përnime”, më 08.09.2024, deklaroi se nuk e ka ftuar ambasadorin Berishaj gjatë vizitës së fundit që ka zhvilluar në Kroaci.

Ajo tha se në raste të tilla, sipas saj, më e mira është që ai të largohej vetë nga pozita.

“Unë dëshiroj që institucionet e drejtësisë të japin fjalën e vet dhe më e mira në raste të tilla dhe më e mira do ishte që derisa të kryheshin procedura të tilla ai të largohej nga ajo pozitë. Nuk mundet presidentja me shkarku dikë krye më vete sepse është procedurë. Unë në disa raste kam kërku që në qoftë se kjo çështje nuk sqarohet do të ishte më mirë që ai me u tërheqë vetë”- u shpreh ajo.

Më 29.03.2024, ambasadori Berishaj ka përfunduar intervistimin e tij në Prokurorinë Speciale pas disa orë qëndrim brenda.

Berishaj po dyshohet për 3 vepra të ndryshme penale

spot_img

Të fundit

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit...

MOS U MERRNI ME KËTË SPORT SEPSE..

Sipas ekspertëve sporti më i rrezikshëm në botë sa...

Afrika e Jugut përfshihet nga bora, trashësia deri në 2 metër

Rrugët në disa pjesë të Afrikës së Jugut janë mbyllur sot, pas reshjeve jashtëzakonisht të mëdha të borës dhe shërbimet e urgjencës po përpiqen...

Abdixhiku e ripërsërit zotimin: Koeficienti i pagave do të jetë 150 qysh në javën e parë të qeverisjes tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij që koeficientin e pagave do ta rris në 150 nga 110...

Abazi: Deficiti tregtar u rrit në mënyrë eksponenciale, raporti Import- Eksport është alarmant

Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e fundit të...