Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abdixhiku: Kur qytetarët kërkojnë seriozitet, punë dhe shtet, kanë një shtëpi të vetme, LDK-në

Abdixhiku: Kur qytetarët kërkojnë seriozitet, punë dhe shtet, kanë një shtëpi të vetme, LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se kur qytetarët kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë.

Sipas Abdixhiku kjo adresë e vetme është Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Kur qytetarët kosovarë kërkojnë seriozitet, punë e shtet, ata kanë një adresë dhe një adresë të vetme, kanë një shtëpi të vetme, kanë Lidhjen Demokratike të Kosovës – shpresën e parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës.” – ka thënë Abdixhiku në tubimin në Viti.

Sipas tij, LDK është e popullit dhe i takon qytetarëve të Kosovës.

“Si lëvizja më e madhe historike shqiptare, e kemi për detyrë, e kemi për obligim, e kemi për mision indentitar, të shtrojmë jo vetëm dorën e përbashkimit me njerëzit e Kosovës, me ata të harruarit e të lënë në mëshirën e fateve ditore, por të shtrojmë Rrugën e Re përpara, për vet Republikën e Kosovës, shtetin që e bëmë ne! Kjo rrugë s’bëhet pa ne! Këtë rrugë na takon ta bëjmë ne!” – tha Abdixhiku.

 

 

Powered by WordPress