Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Abdixhiku: Kryeministri ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit

​Abdixhiku: Kryeministri ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se, kryeministri na flet si analist e si opozitar. Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit.

“Nëse do shërbime më të mira spitalore – dhe siguri brenda spitaleve tona – të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të tretin në më pak se dy vite qeveri”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai ka vlerësuar se, një sistem i tërë drejtësie është në grevë; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme. Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai – nga Drejtori i Policisë e poshtë.

“Kryeministri na flet si analist e si opozitar. Ende nuk e kupton që është udhëheqës i shtetit. Nëse do shërbime më të mira spitalore – dhe siguri brenda spitaleve tona – të mos presë mbi 100 ditë për të vënë një ministër të shëndetësisë. Të tretin në më pak se dy vite qeveri.

Po të donte rend e ligj, nuk do ta linte shtetin pa Kryeprokuror tash e një vit e nuk do t’ia zbriste pagat gjithë sistemit të drejtësisë, për të shkaktuar kaos aty. Një sistem i tërë drejtësie është në greve; mbi 500 lëndë në ditë shtyhen si pasojë e kësaj përplasjeje të panevojshme. Nëse do përgjegjësi, le të merret me ministrin e Brendshëm të tij dhe gjithë zinxhirin komandues, të cilin vetë e ka caktuar ai – nga Drejtori i Policisë e poshtë.

Një grua shtatzënë kishte urdhër mbrojtje. Shteti i udhëhequr nga ai, ka rënë në çdo drejtim. Përgjegjësi kërko Kryeministër! Merr masa, vepro. Për atë punë je aty”, ka shkruar Abdixhiku.  /TV Arbëria

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress