Sipas tij, Kosova me të në krye, do të anëtarësohet në NATO, BE dhe do të jetë gjithmonë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Këto, Abdixhiku i tha pasi listoi të “bëmat” e Qeverisë Kurti.
“Këtë gjendje ne të djathtit s’mund ta pranojmë, ne të djathtit e republikës s’duhet ta pranojmë. Prandaj prezenca jonë është jetike, e domosdoshme, prandaj zgjedhjet e ardhshme duhet t’i merrni si jetike. LDK-ja dhe PShDK-ja kanë edhe potencial politik, edhe njerëzor, edhe profesional, por mbi të gjitha kanë vullnet dhe dije që postulatin e djathtë, identitar të Republikës së Kosovës, një Kosovë shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e Bashkim Evropian, njohësi e përhershme me ShBA-në, ta mbajmë postulat të tashmes dhe të ardhmes pa asnjë kompromis. Për këtë qëndrojmë ne, për këtë qëndrojmë bashkërisht”, tha i pari i LDK-së.
Po ashtu, Abdixhiku përmendi raportet e mirëfillta të LDK-së me PShDK-në, dhe se si kjo e djathë i duhet Kosovës.
“Raportet e mirëfillta mes LDK-së dhe PShDK-së kanë nisur qysh në fillim me presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova, dhe si të tilla ato paraqesin vizionin e qartë për një republikë të pavarur e demokratike , gjithashtu të qartë për rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të djathta të asaj kohe e të tashme, që besojnë në unitetin e brendshëm dhe bashkëpunimin e gjithanshëm në Kosovë”.“Ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe sot, dhe ky bashkëpunim i joni nuk është i domosdoshëm vetëm për subjektet tona politike, por të mbeteni të sigurt është i rëndësishëm për jetën vitale të Republikës së Kosovës, e djathta duhet të bashkohet, nën një kulm, nën një shtëpi, në shtëpinë e madhe të djathë të demokracisë, LDK-në dhe PShDK-në për të udhëhequr Kosovën në adresën e vet origjinale euroatlantike. Sot duhet të ndërtojmë një Kosovë euroatlantike, sot në këtë periudhë sfidash është e domosdoshme të vazhdojmë të ruajmë dhe përçojmë vlera, le të angazhohemi për një bashkëpunim që duhet ta shpie vendin përpara”, tha kandidati për kryeministër.