Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: Italia, mbështetëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës

Abdixhiku: Italia, mbështetëse e fuqishme e shtetndërtimit të Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në Selinë Qendrore të LDK-së, ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Abdixhiku e ka uruar atë për fillimin e mandatit në Kosovë dhe i ka uruar sukses në detyrën e re.

“Me ambasadorin Antonini biseduam për zhvillimet politike në vend, sfidat aktuale dhe perspektivën tonë euroatlantike. E njoftova mbi qëndrimet e fundit të LDK-së mbi krizën e paprecedentë politike në vend. Shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë institucional me ambasadën italiane dhe përfaqësuesit e saj diplomatikë në Prishtinë”, tha ai.