Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: Festa e madhe e mbylljes së fushatës me 8 shkurt në ora 18:00 në “Sheshin Skënderbeu”

Abdixhiku: Festa e madhe e mbylljes së fushatës me 8 shkurt në ora 18:00 në “Sheshin Skënderbeu”

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se tubimi përmbyllës do të mbahet me 8 shkurt në ora 18:00 në “Sheshin Skënderbeu”.

Ai tha se ky vendim u mor sot në takim me kryetarët e degëve.

“Tubimi më i madh elektoral po vjen! Në Kryeqytet. Në shesh! Ju presim!” shkruan Abdixhiku.

‘Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare’ thekson Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Festa e madhe, e mbylljes së fushatës, të shtunën më 8 SHKURT nga ora 18:00 në PRISHTINË, në ‘SHESHIN SKËNDERBEU’!

Tubimi më i madh elektoral po vjen!

🔥Në Kryeqytet. Në shesh! Ju presim!

Si shenjë e qartë e ndryshimit, si përmbyllje e një fushate para nisjes së rrugëtimit të ri përpara.

Të gjitha rrugët e Kosovës më 8 shkurt na sjellin në një vend, në një moment historik të ringritjes së madhe kombëtare! ✌️

Këtë vendim e morrëm sot, në takim me Kryetarët e Degëve. I falenderova për angazhimin e madh deri më tash. I ftova për shtytjen finale!Fitore dhe asgjë më pak!