Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku falënderon mërgatën: LDK del e para me 30,25% të votave nga jashtë

Abdixhiku falënderon mërgatën: LDK del e para me 30,25% të votave nga jashtë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur mirënjohje dhe krenari për mbështetjen e madhe që partia e tij ka marrë nga mërgata në zgjedhjet e fundit.

Sipas tij, me 30,25% të votave nga mërgimtarët, LDK ka dalë e para, duke e cilësuar këtë si “rezultatin më të mirë lokal nga mërgata që prej shpalljes së pavarësisë”.

“Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë! LDK del e para me votat nga jashtë! Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së,” ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Ai shtoi se ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët kanë ndaj vlerave dhe vizionit të LDK-së, duke theksuar se “besimi mbytë zhurmën, ideali zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës”.