Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka lavdëruar përmes një postimi në ‘facebook’, deputetin e partisë së tij, Paris Gurin, për paraqitjen e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe ballafaqimin me gjithë Lëvizjen Vetëvendosje.
Postimi i plotë:
Prezenca e një djali të ri në foltore, e para e tij, u bë sot më e fuqishme se britmat e pakontrolluara të një turme. Turma ra. Parisi nisi.
Paris Guri, krenar me ty.
E ardhmja është e bukur.