Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: Do të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit të ri, jemi në krizë

Abdixhiku: Do të zgjasë deri në zgjedhjen e presidentit të ri, jemi në krizë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se qëndrimi i LDK-së është i pa ndryshueshëm për bashkëpunimin me LVV-në, pasi që ai nuk do ta tradhton votuesin e LDK-së.

“Qëndrimi i LDK-së është pa ndryshueshëm, mos e ngritni si temë, nuk do të ndryshojë ky qëndrim pavarësisht se a vjen një letër a sa letra vijnë. Nuk e kam ndërmend as ta tradhtojë votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të qëndrojnë të qetë, unë po flas për një zgjidhje politike në një krizë të madhe në të cilën është Kosova. Deri në zgjedhjen e Presidentit, e kam fjalën për periudhë, presidentit të ri. Jemi në krizë, dhe partia e parë nuk ka zgjidhje për krizë, ka tendencë bllokuese. Zgjedhjet nuk përjashtohen, nëse janë të gatshëm për zgjedhje shkojmë edhe në zgjedhje”, tha ai.