Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Abdixhiku: Deklarata e Macron lajm i keq për Kosovën

Abdixhiku: Deklarata e Macron lajm i keq për Kosovën

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për çështjen e vizave për kosovarët.

Abdixhiku ka thënë se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave.

Sipas tij, janë tri të vërteta të trishta nga deklarata e presidentit francez Macron, që e dha dje në Shqipëri, e që sipas tij është lajm shumë i keq.

“E para vërtetë e trishtë është fakti që ne jemi në një pozicion që duhet pritur prej një fuqie të rëndësishme Evropiane, në dyshen e parë të Evropës, një pozicion qortues ndaj Kosovës pas 24 shtatorit. Sot jam ndier keq shumë sepse qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizim të vizave. E kanë merituar në vitin 2016 e meritojnë sot e gjithmonë. Mund të flasim për përgjegjës kush ka faj e kush jo, është një faturë e dëmshme për qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku në Context të ATV-së.

Tutje Abdixhiku ka shtuar se lajm edhe më i trishtë ka qenë reagimi i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvallës.

“Fakti që jemi në një diskutim të tillë potencial është bukur lajm i trishtë. E vërtetë e trishtë e dytë, ne u portretizuam si vend që nuk e mbajmë fjalën. Kjo deklaratë po vjen nga një fuqi si Franca. Ky është lajm shumë i keq për Kosovës. E vërteta e trishtë e tretë është reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme”, është shprehur Abdixhiku.

/TV Arbëria

Powered by WordPress