Kandidati për kryeministër të Kosovës nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku në një intervistë për TV Arbëria, ka deklaruar se kjo parti do të jetë gjithmon lidhja e të gjithë shqiptarëve.
Abdixhiku ka thënë se anatarësimi i Kosovës në NATO dhe BE, si dhe miqësia e përhershme me SHBA -të, është misioni politik i LDK-së.
“Ldk-ja ka qenë, është dhe do të jetë gjithmon lidhja e gjithë shqiptarëve, të djathtë, patriot, rugovist që e dojnë shtetin e Kosovës në familjen euroatlantiek, të antarsuar në NATO dhe Bashkim Evropian. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i antarësuar në NATO dhe BE, me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është misioni politik i yni dje, është misioni politik sot, do të jetë misioni politik dhe nesër”, ka deklaruar Abdixhiku.
Abdixhiku tutje tha se shqiptarët do të rreshtohen nga e djathta, me synim drejt rrugës evropiane.
“Ne kemi punu shumë për demokraci, demokracia është vlerë perendimore, është vlerë autoktone e shqiptarëve, dhe ne duhet të kemi demokraci dhe brenda demokracisë të bëjmë më të mirën. Shqiptarët do të rreshtohen djathtë, e djathta do të dërgojë Kosovën brenda familjes euroatlantike, brenda vlerave evropiane që janë vlera autoktone shqiptare”, ka deklaruar Abdixhiku për TV Arbëria.
VIDEO: