Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Abdixhiku: 40 mijë falenderime për mërgatën, fitorja e parë elektorale po merr formë sonte!

Abdixhiku: 40 mijë falenderime për mërgatën, fitorja e parë elektorale po merr formë sonte!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se derisa kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysëm janë regjistruar 105,000 persona.

Ai i ka falenderuar të gjithë për angazhimin qytetar në këtë proces demokratik.

Abdixhiku ka falenderuar 40 mijë mbështetësit e LDK-së të regjistruar deri tani.

“Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale! Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë” shkruan Abdixhiku.

Postimi i plotë:40 mijë falenderime për Mërgatën! 💜💙

Fitorja e parë elektorale po merr formë sonte! Është e bukur, është freskuese, është vetë ndryshimi i kërkuar tash e sa kohë.

Plot 105,000 të regjistruar, nga të gjitha etnitë; tani që kanë mbetur vetëm edhe një orë e gjysmë. Ju faleminderit secilit për angazhimin e treguar qytetar në këtë proces demokratik.

Të 40 mijë mbështetësve tanë, ndërsa, të regjistruar deri në këto orë, ju faleminderit nga zemra që po shënoni hapin e parë në fitoren e parë elektorale!Fjalët më mbesin të mangëta për t’iu shprehur gjithë mirënjohjen tonë për ringritjen e djathtë tuajën. Por sonte, LDK ka festë!

Nga nesër, ndiqni kanalet komunikuese tonat, strukturat tona, lidhjet tona, për votim.Sepse vota juaj është ndryshim!

Ju faleminderit, plot 40 mijë herë!