Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Plani për krijimin e Urdhërit Bektashi si enitet sovran – Kryegjyshata botërore del me deklaratë

Selia Botërore e Bektashinjve e ka mirëpritur propozimin e...

Nesër mbahet protesta e shqiptarëve në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Abbott: S’duhet harruar e kaluara, por Kosova e Serbia duhet të bëjnë kompromise

Extra AL PVC

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, sot ka thënë se kontributi më i fuqishëm që mund të japë Kosova për sigurinë evropiane është të bëjë përparim për një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas tij, nuk do të thotë që Kosova dhe Serbia do të harrojnë të kaluarën, por kërkohet kompromis si dhe prioritizim i mirëqenës afatgjatë të qytetarëve.

Ai ka folur para studentëve të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, ku ndër të tjera, ka theksuar se as Kosova dhe as Serbia nuk përfitojnë nga status quo-ja.

Abbott: Nuk ka pse të harrohet e kaluara, por kërkohet kompromis

“As Kosova dhe as Serbia nuk përfitojnë nga status quo-ja, vetëm Rusia është e kënaqur nëse të dyja vendet nuk bëjnë progres, kështu që kontributi më i fuqishëm që Kosova mund të japë për sigurinë evropiane tani është të bëjë përparim në një marrëveshje me Serbinë, një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet dhe siguron pavarësinë e Kosovës dhe integrimin e saj kombëtar. E di që nuk do të jetë e lehtë. Kjo gjë kërkon kurajë, vendosmëri dhe unitet nga liderët e Kosovës dhe mbështetje dhe mirëkuptim nga populli i saj. Do të ketë nevojë për besim në të ardhmen, për të demonstruar përkushtim dhe për të gjetur forcë në parimet që janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës … Kjo nuk do të thotë se Kosova dhe Serbia do të lënë anash të gjitha dallimet mes tyre, as të harrojnë të kaluarën, por do të kërkojë kompromis dhe mbi të gjitha prioritizimin e mirëqenies afatgjatë të qytetarëve”, ka thënë Abbott.

Ai ka thënë se ndihet krenar që Britania e Madhe ka qenë krahë Kosovës gjatë rrugëtimit të saj derisa ka shtuar se miqësia e tyre është e pakushtëzuar.

Abbott ka thënë se tani kur sytë e botës kthehen nga Ukraina, është koha që ajoni të tejkalojë korrupsionin dhe mosmarrëveshjet e së kaluarës dhe të tregojë që është gati për një të ardhme evropiane.

Studentët kanë qenë të interesuar të pyesin ambasadorin rreth zhvillimeve që lidhen me Rusinë dhe Ukrainën, por edhe me Kinën e Tajvanin.

Ndërsa, ai ka thënë se pas asaj çfarë ka ndodhur në Ukrainë, një luftë tjetër në këtë pjesë të botës do të ishte edhe më e vështirë.

Abbott: Po kalojmë një kohë tensioni global

“Mendoj se po kalojmë një kohë tensioni global ku shumë çështje, dhe shpesh çështje rajonale po dalin në pah, padyshim që është rasti këtu në Ballkanin Perëndimor. Përsëri, unë jam ulur këtu, por le të shohim se çfarë po ndodh në Bosnje, le të shohim se çfarë po ndodh në Mal të Zi, le të shohim se çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, pothuajse ka një rikthim të tensioneve rajonale dhe çështjeve që nuk ishin aty më parë. Sinqerisht, mendoj se çështjet në veri të Kosovës, në muajin dhjetor, mund t’i shikoni si i përshtatshëm brenda kësaj. NATO u zhyt plotësisht këtu, në atë situatë, ky është një rrezik i madh, është një rrezik i madh. Dhe kështu ju keni shumë gjëra të momentit, njerëz si unë po punojnë për të siguruar që ato tensione të mos shpërthejnë në konflikt, kjo është ajo që ne paguhemi për të bërë, por siç edhe e thashë, nuk jemi gjithmonë në gjendje ta kontrollojmë atë”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

 

spot_img

Të fundit

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka...

Ja përse kur plakeni është më vështirë t’ju marrë gjumi

Për shkak se lufta për të fjetur lidhet zakonisht...

Osmani takon mërgatën në ShBA: Forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo në një postim në Facebook,...

Baton Haxhiu në Favorit sqaron letrat e tij: Brenda aktakuzës njeriu zgjedhet kryetar dhe klubet e votojnë në mënyrë të çuditshme

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Baton Haxhiu është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7. Ish-gjyqtari i futbollit u bë kryetemë me...

“Meshkujt pa faj, është rritur numri i femrave të pandershme”, Alba Pollozhani bën deklaratën e fortë, reagimet e ashpra në studio: Po ti…

Deklarata e fortë që bëri Alba Pollozhani për femrat bëri që panalistët e rubrikës “Trotuar” në E Diell, t’i kthehen kundër. Në studio po trajtohej...