Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas thotë se ai nuk është këtu në asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Nju Jork për t’iu përgjigjur “gënjeshtrave” të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili gjithashtu është planifikuar t’u drejtohet liderëve botërorë më vonë këtë javë. Abbasi thotë:
“Ndaloni vrasjen e fëmijëve dhe grave. Ndaloni gjenocidin. Ndaloni dërgimin e armëve në Izrael. Kjo çmenduri nuk mund të vazhdojë. E gjithë bota është përgjegjëse për atë që po ndodh me popullin tonë në Gaza dhe Bregun Perëndimor.
Abbas thotë se pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ai dënoi vrasjen e civilëve nga të dyja palët dhe theksoi nevojën që menjëherë të ndalet lufta.
“Në vend që të dëgjonte zërin e arsyes, qeveria izraelite përfitoi nga ajo që ndodhi për të nisur një luftë gjithëpërfshirëse gjenocidi kundër Gazës”, tha ai.