Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > ​Abazoviq në Kosovë, hap “qiellin malazez” për aeroplanët që nisen nga Prishtina

​Abazoviq në Kosovë, hap “qiellin malazez” për aeroplanët që nisen nga Prishtina

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq do të qëndrojë për një vizitë pune prj nesër deri të shtunën në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në shtetin e Kosovës, kryeministri Abazoviq do të zhvillojë takime me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani-Sadriu dhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Kryeministri i Malit të Zi, gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë Çelësin e Prishtinës.

Në kuadër të ditës së parë të vizitës në Republikën e Kosovës, Abazoviq do të zhvillojë takime me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kryeministri i Malit të Zi do të takojë po ashtu dy ish-presidentët e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Behgjet Pacolli.

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Kosovë, kryeministri Abazoviq do të takojë zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë.

Kryeministri Abazoviq do të takohet me Gjeneralin e KFOR-in Michelle Rastuçia dhe do vizitojë Galerinë Kombëtare të Kosovës i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani.

Kryeministri Abazoviq dëshiron të theksojë rolin e Maestros Gjelosh Gjokaj dhe kompozitorit Regjo Mulliqi në raportet ndërkulturore mes dy vendeve.

Abazoviq gjatë vizitës së punës në Kosovë do ta vizitojë Pejën, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe do ta shoh nga afër zbatimin e projekti të IPA-s, i cili po realizohet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Abazoviq do të vizitojë Rezidencën Historike të dr. Ibrahim Rugovës dhe do bëj homazh te varri i tij në Prishtinë, si dhe do bëj homazhe te varri i profesorit universitar dhe poetit nga Ulqini, Basri Çapriqit.

Abazoviq gjatë qëndrimit të tij do vizitojë objekte fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë, Katedralen Nënë Tereza dhe Patriarkanën e Pejës i shoqëruar nga kryetari i komunës së Pejës Gazmend Muhaxhiri.

Pjesë e agjendës së Abazoviq janë edhe takimet me konsullin e nderit të Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi, dhe me konsullin e nderit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Shkëlqim Devolli.

Gjithashtu, janë paraparë takime me organizata dhe në universitete private.

/TV Arbëria