Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje për tre vite nuk ka bërë asgjë dhe po e politizon tutje me sektorin e sigurisë.
Abazi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot nuk ka qenë në Kuvend për miratimin e Rezolutën për Policinë e Kosovës.
Ai tutje ka thënë se ka kërkuar përkrahjen e çdo nismë që avancon pozitën e pjesëtareve dhe personelit të sektorit të sigurisë.
Postimi i plotë:
Sot nuk kam qenë në Kuvend meqë jam në vizitë jashtë vendit. Kam kërkuar dhe përkrahë çdo nismë që avancon pozitën e pjestarëve dhe personelit të sektorit të sigurisë:
Pagesat për rrezikshmërinë
Sigurimi jetësor
Sigurimi shëndetsor
Risistemimi dhe pensionimi i parakohshëm
Shumica në Kuvend ka dalë kundër duke lëshuar sallën, për tre vite nuk ka bërë asnjë gjë dhe po e politizon tutje me sektorin e sigurisë.
Ky nuk është ndryshimi, ky është mashtrimi!
/TV Arbëria