Deputeti Haki Abazi ka publikuar në Facebook publikuar një kontratë që sipas tij është nënshkruar nga Qeveria e Kosovës dhe kompania “Rad”, shkruan Arbëria TV.
Abazi thotë se kjo kompani i përket terroristit serb Milan Radojçiq e që kontrata prek shifrën 574 mijë euro.
Tutje, ai shkruan se kjo kontratë vërteton bashkëpunimin e Qeverisë me Radojçiqin.
“Kjo kontratë është bërë me datën 13 Korrik 2021 për Kompaninë Rad për 574 mijë euro që është kompani e Radojćicit në veri të Republikës. Këtë kontratë e ka dhënë kjo qeveri dhe vërteton bashkëpunimin me Radojcic”, shkroi Abazi.
Postimi i plotë: