Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Abazi: Për tri vjet qeverisje Kurti, nuk është përfunduar asnjë punë

Abazi: Për tri vjet qeverisje Kurti, nuk është përfunduar asnjë punë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti, duke thënë se edhe pas tre viteve nuk është përfunduar asnjë punë.

Në një postim në Facebook, Abazi ka përmendur rrugët rajonale, që sipas tij ndodhen në gjendje “copë-copë”.

Ai ka shpërndarë shkrimin e REL për premtimin e parealizuar të kryeministrit Kurti se autostrada Prishtinë-Gjilan do të lëshohet në punë në fund të vitit 2023.