Deputeti Haki Abazi, ka reaguar në lidhje me vendimin për pezullimin e punimeve për projektin e Kullave të Jasharëve në Prekaz, shkruan Arbëria TV.
Abazi shkruan se janë bërë gati katër vjet e as edhe projekti i parë rreth kësaj kulle nuk është bërë, e tash është pezulluar krejtësisht.
“Zëvendës Drejtori i Prokurimit në Ministri merret me projektin më të rëndësishëm në Kosovë- Kullat e Jasharëve! Pas gati katër vite as edhe projekti parë nuk është kryer tani edhe kjo fazë qenka pezulluar me një arsyetim krejt banal.
Cila punë madhore është kryer, me llafe dhe rrena e me sulme në facebook, nuk kryhet asnjë punë!”, shkroi Abazi në Facebook.
Postimi i plotë: