Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Abazi: Kurti që dikur digjte Kosovën për kauza të rrejshme, sot nuk i lejon deputetët të vijnë në debat në Kuvend

Abazi: Kurti që dikur digjte Kosovën për kauza të rrejshme, sot nuk i lejon deputetët të vijnë në debat në Kuvend

Deputeti Haki Abazi ka kritikuar pushtetin për bojkotimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për çështjen e librave shkollorë.

Përmes një postimi në Facebook, Abazi ka thënë se Kryeministri Kurti që dikur digjte Kosovën me kauza, që siç thotë ai kanë dal tani të rrejshme, sot nuk po i lejon deputetët të vijnë në debat.

Postimi i tij i plotë:

Libri dhe udha e shkronjave janë të shenjta por Ikja nga debati parlamentar për librin është qyqarllak.

Kurti që dikur e djegte Kosovën me kauza e për kauza që sot dolën të jenë të rrejshme, sot nuk lejon deputetët e shumicës të vijnë në debat. Në formën e njejtë për të mos u ballafaquar me faktin për poshtrimin e palamentit, deputetëve, veteranëve duke u koordinuar me Radojçicin dhe Listën Serbe.

Demokracia nuk ngulfatet, demokracia është fituar me gjak nuk mundet Kurti me mbyt debatin parlamentar.

/TV Arbëria

Powered by WordPress