Duke denoncuar mënyrën se si e kishte përkujtuar Kurti – Gjingjiqin dje, Haki Abazi ka bërë sulme brutale ndaj tij me anë të një postimi në Facebook. Por, ai edhe e ka rrëfyer një përvojë të sikletshme me një “bashkëpunëtor të ngushtë” të Gjingjiqit në Serbi.
Ai mes tjerash përmend se si Gjingjiq nuk kishte kërkuar asnjëherë falje për viktimat shqiptare, boshnjake apo kroate, derisa i thotë Kurtit se nuk ka nderuar asnjëherë figura historike si Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Mark Krasniqi etj.
Sipas tij, Gjingjiqi ishte vrarë sepse “e kishte tradhtuar marrëveshjen me diallin që e kishte bërë për të ardhë në pushtet”.
“Në përvojën time si Drejtor për gjithë Ballkanin Perëndimor, në vitin 2007, në një takim me bashkëpunëtorin e ngushtë të Gjingjiqit, ai refuzon të përshëndetet me dorë,” – rrëfen z. Abazi në këtë shkrim.
Pse e kishte bërë një gjë të tillë?
Sipas Abazit, “për të dërguar mesazhin tek udhëheqësit, që një shqiptar nuk mund të pranohet si drejtor për gjithë Ballkanin, përfshirë Serbinë.”
Ky sipas deputetit të VV-së ishte Srdja Popoviq, që punonte në zyrën e Zv. Kryeministrit të Serbisë, që sipas tij kishte bindje të forta nacional-fashiste.
/TV Arbëria