Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi e ka quajtur “humor idiotesk” pretendimin se këshilltari i jashtëm Gani Jakupi ka ndikuar te Spanja për pranimin e pasaportës së Kosovës.
“Humori më idiotesk i javës është që Ganiu ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja”, ka shkruar Abazi në Facebook.
Postimi i tij:
Haziri u drejtohet në spanjisht Besnik Bislimit e Gani Jakupit: S’keni bërë asgjë për njohjen e pasaportës, “nada”
Humori më idiotesk i javës është që Ganiu ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja. Kjo gënjeshtër është aq e pa kripë sa që deklaratën e Ministrës së Punëve të Jashtme dhe Diasporë se “nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu” e bën vepër penale dhe keqpërdorim serioz të parasë publike.
Në aspektin e moralit politik këto deklarata të zyrtarëve shtetëror për punën e Ganiut janë nënës çdo nivel të mund. Zero llogaridhënie, mungesë serioze e demokracisë dhe kontrollit institucional!
/TV Arbëria