Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Abazi hedh në Kuvend fletushka me mbishkrimin “Zdravo”

Abazi hedh në Kuvend fletushka me mbishkrimin “Zdravo”

Deputeti Haki Abazi ka thënë se duke folur për Lojërat Mesdhetare që do të mbahen më 2030 Lëvizja Vetëvendosje po synon të largojë vëmendjen nga koordinimi me Listën Serbe dhe Milan Radojçiqin.

“Shumë kisha dashtë të them fillim të mbarë, kur del partia në pozitë dhe flet për Lojërat Mesdhetare që kanë me u mbajtë në vitin 2030, është duke dashur me humbë vëmendjen prej Radojçiqit. Ka kësi, ka edhe qesi”, tha Abazi, teksa ngriti duart me fotot e aferës ‘Zdravo’.

“Ka edhe Radojçiq edhe koordinim me ata shokët e juaj që erdhën këtu e nuk guxoni më bë zë”, deklaroi Abazi.

Ai iu drejtua deputetëve të pozitës dhe kabinetit qeveritar për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

“Jeni të njëjtit që i vazhdoni mandatin EULEX-it, veturat e të cilëve dikur i keni rrotulluar e ata sot bastisin shtëpitë e ish-ushtarëve të UÇK-së”, theksoi Abazi.

Abazi ka vazhduar t’i përmend edhe shumë raste tjera si të drejtësisë ashtu edhe të degradimit urban e që sipas tij qeveria i mbyllë sytë.

/TV Arbëria

Powered by WordPress