Faktorët të cilët kanë ndikuar rritjen e të hyrave, janë reformat e shumta të cilat ka ndërmarr ATK vitet e fundit, siç janë konsolidimi i funksionit në mbledhjen dhe trajtimin e borxheve tatimore, digjitalizimin e 100% të shërbimeve ndaj tatimpaguesve, projektet e përmbushjes tatimore etj.
Veç këtyre, indikacion i rëndësishme në rritjen e të hyrave tatimore janë edhe mekanizmat e dizajnuar në rritjen e llogaridhënies nga ana e stafit, e cila edhe është vlerësuar së fundi nga raportet e organizatave ndërkombëtare – FMN, UNDP etj.
Institucioni i ATK-së do të vazhdoj me intensitet të shtuar rritjen e aktiviteteve në teren, me qellim të implementimit të planit operativ dhe planit të përmbushjes për vitin 2023 drejtë realizimit të synimeve të saj, por të arritur këto synime çdoherë do të ketë nevojë për partneritet me qytetarët, për rastet me të cilat hasen në parregullsi tatimore.
Andaj, përmes kësaj komunikate njoftojmë se çdo raportim përmes linjës pa pagës 0800 80 800 do të mbetet konfidencial.
/TV Arbëria