Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kulturë-Histori > At Irakli Pylli: Zoti, Abetarja dhe Kombi

At Irakli Pylli: Zoti, Abetarja dhe Kombi

Në rrjetin e tij social Facebook, historiani Fahri Xharra, fletë për At Irakli Pylli, i cili kishte pohuar se për të ishin të rëndësishme Zoti, Abetarja dhe Kombi. 

Ndër të tjera ka thënë se altari i zotit u bë altari i atdhedashurisë dhe bekimi i tij që përzihej me bekimin e kombit. Në popull kishte filluar të përshpëritej me krenari urimi për priftin që fliste shqip.

Megjithatë populli e quante, “mjalti i shqipes”, sepse ai vitet e fundit futi dhe mësimin e gjuhës shqipe në Shënpjetër.

“Si klasë përdori një nga ambientet e kishës dhe si justifikim përdori mësimin e gjuhës greke. Ati donte t’ju mësonte fëmijëve, ”gjuhën tonë që është më e ëmbla ndër më të ëmblat”. Ky ishte refreni i tij që krijonte paradigmën filozofike me thënien e Naimit për gjuhën “tënë” “sa e ëmbël, sa e mirë”, shkroi Xharra.

Unë besoj në Zot, 

në Abetare dhe në Komb.

Këto janë “Ati, Biri 

dhe shpirti shenjtë”

At Irakli Pylli

/TV Arbëria

 

 

 

 

Powered by WordPress