Blog Post

Arbëria TV > Featured > Arrestohet personi pasi i ka fyer dhe kërcënuar policët

Arrestohet personi pasi i ka fyer dhe kërcënuar policët

Të mërkurën rreth orës 18:00, është arrestuar një person, pasi që dyshohet se i njëjti ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i njëjti kishte shkuar në vendin e ngjarjes në një aksident trafiku ku i dyshuar ishte djali i tij dhe kishte kërkuar nga zyrtarët policorë që ai te merr përgjegjësinë për rastin pasi që djali i tij nuk posedonte patentë shofer.

“Pasi që kërkesa e tij është refuzuar nga zyrtarët policorë dhe sqaruar se ligjërisht nuk lejohet, i dyshuari kishte fyer dhe kanosur zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

/TV Arbëria