Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Aliu: Deponia do të largohet te Parku i Lirisë, do të shtohen hapësirat e gjelbra

Aliu: Deponia do të largohet te Parku i Lirisë, do të shtohen hapësirat e gjelbra

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka bërë të ditur se ka nisur pastrimi i deponisë së mbeturinave prapa Parkut të Lirisë.

Sipas tij, krejt po bëhen me qëllim që të shtohen hapësirat e gjelbrat.

Postimi i plotë:

“Nisi pastrimi i deponisë së mbeturinave prapa Parkut të Lirisë🚜🚛🌳së shpejti nis rregullimi i masivit të gjelbër që i bashkohet Parkut të Lirisë

Deponia më e madhe ilegale e mbeturinave prapa Parkut të Lirisë, në drejtim të fshatit Balaj, tashmë ka nisur të pastrohet, si aksion pararendës për realizimin e megaprojektit të masivit të gjelbër që do të rregullojmë, pjesë parku që do t’i bashkohet Parkut të Lirisë.

Qindra tonelata mbeturina të ngurta e të tjera, tashmë janë larguar me makineri të rëndë si pjesë e aksionit të Komunës së Ferizajt dhe organizatës “Let’s do it Kosova”, ku përveç pastrimit, zona do të gjelbërohet, do të jetë e mbikqyrur nga kamerat dhe do të rrethohet, për të mos lejuar të papërgjeshmit që këtë zonë të bukur natyrore, ta shndërrojnë në deponi mbeturinash”- shkruan në postimin e tij zyrtar.

TV Arbëria