Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega e Aleancës në Lipjan ka nominuar ish- deputetin e Kuvendit të Kosovës, Ilir Tasholli kandidat për kryetar në zgjedhjet e ardhshme komunale.
Haradinaj përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me Ilir Tashollin, Lipjanit i ofrohet një mundësi unike.
“Ilir Tasholli, një figurë e njohur me përvojë të gjatë në fushën profesionale dhe politike, mori zyrtarisht besimin e Degës së Aleancës në Lipjan për të qenë kandidat për kryetar komune. Me një karrierë të bujshme si ish- deputet i Kuvendit të Kosovës dhe angazhime të tjera profesionale, ai i ofron Lipjanit një mundësi unike për një qeverisje të mirë dhe zhvillim ekonomik të shpejtë, një aspekt që Lipjanit i ka munguar për një kohë të gjatë”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
/TV Arbëria